Kthehu lart

Me regjistrim të veturës paguhet taksa ekologjike e cila s’po shkon në mbrojtje të mjedisit

Me regjistrim të veturës paguhet taksa ekologjike e cila s’po shkon në mbrojtje të mjedisit GazetaExpress

Sa herë që regjistrohet një veturë, qytetarët i paguajnë taksë Qeverisë së Kosovës në emër të mbrojtjes së mjedisit.

Vetëm në vitin 2017 në buxhetin e Kosovës janë inkasuar mbi tre milionë të hyra nga taksa ekologjike, raporton KTV.

Por, ky buxhet asnjëherë deri tash nuk ka shkuar direkt në Ministrinë e Mjedisit, pavarësisht insistimit të këtij dikasteri.

Ndërsa, për vitin 2018, nga buxheti i shtetit për investime kapitale në mjedis janë ndarë vetëm 1 milion e 895 mijë euro.

Njohësit e mjedisit thonë se jemi në shkallë kritike dhe është e domosdoshme që mjetet e grumbulluara nga taksa ekologjike të destinohen për mbrojtjen e tij.

Edhe qytetarët që paguajnë taksën ekologjike thonë se paratë e grumbulluara duhet të destinohen për atë çka kanë paguar, mjedisin.

Në Ministrinë e Financave kanë thënë se të gjitha të hyrat e inkasuara aktualisht grumbullohen në llogarinë e Buxhetit të Kosovës, e që shpërndahen sipas prioriteteve të Qeverisë, si dhe kërkesave për projekte nga organizatat buxhetore.

    Data: 16 Prill 2018 20:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera