Kthehu lart

Më 20 mars jepet fjala përfundimtare për Shefqet Krasniqin

Më 20 mars jepet fjala përfundimtare për Shefqet Krasniqin GazetaExpress

Fjalët përfundimtare në rastin ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, do të jepen më 20 mars

Krasniqi akuzohet për shmangie tatimi dhe për nxitje të urrejtjes e shtytje në kryerje të veprave terroriste.

Në procesin ndaj tij sot dëshmoi Xhemë Shala, zyrtar i ATK-së.

Shala është ftuar nga gjykata pas paqartësive lidhur me shlyerjen e obligimeve të kompanisë NT Portat, pronë e Krasniqit, ndaj Administratës Tatimore.

Shala ishte edhe dëshmitari i fundit në këtë proces.

    Data: 13 Mars 2018 15:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera