Kthehu lart

Mbreti Salman nuk ishte në pallat gjatë të shtënave

Mbreti Salman nuk ishte në pallat gjatë të shtënave GazetaExpress

Mbreti i Arabisë Saudite Salman nuk ishte në pallat në Riad të shtunën kur forcat e siguisë rrëzuan një dron. Njoftimi u bë për Reuters nga një zyrtar saudit.

“Mbreti ishte në fermën e tij në Diriya”, tha zyrtari.

Zëdhënësi i policisë së Riadit më herët tha se forcat e sigurisë kishin rrëzuar një dron që pa autorizim kishte hyrë në zonën e pallatit mbretëror.

Në rrjetet sociale u fol për puç.

    Data: 21 Prill 2018 22:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera