Kthehu lart

Maturantët e '98-ës ndihmojnë 10 familje skamnore

Maturantët e '98-ës ndihmojnë 10 familje skamnore GazetaExpress

Pak ditë më parë, një grup miqsh në Prishtinë që para 20 vjetësh kishin qenë shokë e shoqe të shkollës, festuan 20-vjetorin e maturës.

Secili nga pjesëmarrësit në këtë organizim kishte paguar 40 euro, dhe tash krejt paratë e mbledhura po ndahen për familjet skamnore.

Një nga organizatorët e këtij ribashkimi ka thënë se nga mjetet e tubuara sot kanë mbështetur 10 familje me nga 300 euro.

Këto mjete janë ndarë sot për këto familje, nga dy anëtaret e Këshillit Organizativ të Maturës së vitit 1998, Burbuqe Godanci dhe Ariana Kasapolli.

    Data: 14 Qershor 2018 15:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera