Kthehu lart

Matoshi thotë se rritja e pagave ishte vendim i duhur i kryeministrit Haradinaj

Matoshi thotë se rritja e pagave ishte vendim i duhur i kryeministrit Haradinaj GazetaExpress

Në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po debatohet për aktgjykimin jashtëzakonisht kontradiktor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për vendimin e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për t’ia rritur rrogën vetes dhe ministrave të tij.

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka quajtur vendim “të duhur në kohën e duhur’ urdhrin e shefit të ekzekutivit për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar.

“Zhurmë e panevojshme e krijuar në publik për një vendim kinse të padrejtë’, shprehet ai në Pressing.


Matoshi të gjeturat e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit i ka quajtur të ndikuara politikisht.

“Kushtetuesja e përligji si të drejtë vendimin’, shton Matoshi duke shtuar se kjo i nxjerr të pastër para popullit

“Shyqyr zotit më në fund kemi mësu demokraci e rend dhe kjo lëndë ka marrë verdikt meritor’, tha ai.

    Data: 12 Qershor 2018 21:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera