Kthehu lart

Macron paralajmëron Europën: Mos kundërshtoni Trumpin dhe Putinin

Macron paralajmëron Europën: Mos kundërshtoni Trumpin dhe Putinin GazetaExpress

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se Donald Trump dhe Vladimir Putin janë duke kërcënuar vlerat perëndimore, por izolimi i tyre nga Europa do të sillte produkte negative.

“Nëse vendosim që t’i largojmë ata nga Europa dhe vlerat tona vetëm dukë thënë se “ju po tradhëtoni vlerat tonë”, atëherë kush po humb”, tha ai për BBC, transmeton portali arbresh.info

Shumë njerëz e shohin liderin amerikan dhe atë rus si rezistentë ndaj vlerave liberale “elitare”.

Macron këto komente i ka bërë në Abu Dhabi, ku edhe u hap Muzeu i Ri i Luvrit.

Ai e quajti atë një simbol të tolerancës dhe diversitetit në rajon.

“Ne jemi në epiqendrën e një sërë konfliktesh dhe betejash brenda botës myslimane”, tha ai. “Është shumë e rëndësishme për mua të mbështes ata që mbrojnë një Islam të hapur”.

Ai shtoi se Perëndimi kishte bërë një gabim në braktisjen e një “narrative madhështore” rreth vlerave dhe identitetit të saj, ndërsa ka shtuar se Franca kishte një rol të mbrojtjen e tyre jashtë vendit.

    Data: 15 Nentor 2017 02:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera