Kthehu lart

Luftë mes bandash në Meksikë, 13 të vdekur

Luftë mes bandash në Meksikë, 13 të vdekur GazetaExpress

Të paktën 13 persona janë vrarë gjatë një beteje mes dy bandave rivale në Meksikë.

Pesë persona janë vrarë në një bar në natën e së martës në kryeqytetin e shtetit qendror Guanajuato, ndërsa shtatë persona u gjetën të vdekur në dy vende të ndryshme në shtetin perëndimor të Michoacan, sipas zyrtarëve në prokuroritë e shtetit, kanë deklaruar zyrtarët, transmeton portali arbresh.info

Tre trupa janë gjetur në gjendje të dekompozuar, përfshirë edhe një grua në Angahuan.

Shkalla e vrasjes është rritur tashmë mbi nivelet e vërejtura në vitin 2011, që konsiderohej si viti më vdekjeprurës nën ish-presidentin Felipe Calderon, i cili dërgoi edhe ushtrinë për të luftuar bandat e drogës.

Në shtatë muajt e parë të vitit 2017, prokuroria ka hetuar 14,190 vrasje.

    Data: 14 Shtator 2017 02:19
    Autori: GazetaExpress
    • Kush e fitoi bastin në Rubikon?

      Kush e fitoi bastin në Rubikon? 0

    Të tjera