Kthehu lart

Lladrovci me asamblistët e rinj të Drenasit, pas betimit vizitojnë Prekazin

Lladrovci me asamblistët e rinj të Drenasit, pas betimit vizitojnë Prekazin GazetaExpress

Pas dhënies së betimit për mandatin e ardhshëm, kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, së bashku me asamblistët e rinj të asamblesë komunale, ka vizituar Kompleksin memorial të Jasharajve dhe varrin e komandantit legjendar, Adem Jashari, ku së bashku bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule.

Gjatë kësaj vizite të udhëheqësve të Drenasit në Prekaz, shoqërimin e bëri kryetari posa zgjedhur i Skenderajt, Bekim Jashari.

Ky është postimi i plotë i Lladrovci:

“Pas betimit solemn para Asamblesë së re të Komunës së Drenasit, të gjithë së bashku shkuam te Memoriali i Jasharajve në Prekaz dhe vendosem lule pranë vendit ku prehet Komandanti legjendar, Adem Jashari dhe anëtarët tjerë të kësaj familjeje të lavdishme.

Sot, filloi kapitulli i ri në qeverisjen e re të Drenasit, për mandatin e ardhshëm, me zotimet e njohura: ligj, transparencë e llogaridhënie. Së bashku me asamblistët do ta bëjmë Drenasin më të mirë. Po ashtu, me Kryetarin Bekim Jashari, do ta bëjmë edhe Drenicën më të mirë, ashtu siç e duan qytetarët.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari!”



    Data: 07 Dhjetor 2017 21:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera