Kthehu lart

Limaj: Hapja e vendeve të reja të punës, prioritet i qeverisë

Limaj: Hapja e vendeve të reja të punës, prioritet i qeverisë GazetaExpress

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për prioritetet e qeverisë së re të vendit, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Duke folur rreth rritjes së pagave, Limaj tha se prioritet i kësaj qeverie është hapja e vendeve të reja të punës, përmes stimulimit të prodhuesve vendorë.

“Stimulimi i prodhimeve vendore do të jetë parakusht i kësaj qeverie për hapjen e vendeve të reja të punës. Nuk do të lejohet ekonomi e egër”, ka deklaruar Limaj në RTK.

Limaj ka thënë se asnjë prodhues nuk paguan akcizë për lëndët djegëse, si një hap parë që e ka bërë Qeveria e Kosovës.

Ai tha se për prodhuesit vendor në të kaluarën nuk është bërë asgjë dhe se kjo qeveri prodhuesit do t’i shohë si partnerët me interes të veçantë për zhvillimin e Kosovës, dhe se ata do ta ndejnë dorën e shtetit.

    Data: 11 Tetor 2017 21:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera