Kthehu lart

Po largohet flamuri kombëtar te 'Rrethi'

Po largohet flamuri kombëtar te 'Rrethi' GazetaExpress

Këshilli organizativ për shënimin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, ka larguar flamurin kombëtar “Te Rrethi” në Prishtinë dhe pas pak do të vendoset ai i Republikës së Kosovës.

Vetëm pak orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha urdhër për vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës, kompania e kontraktuar veproi menjëherë.

Forca të shumta policore janë në vendin e ngjarjes.

Ditë më parë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se nuk është në përgjegjësinë e tij vendosja e flamurit të Kosovës në këtë lokacion.

“Ajo nuk ka qenë asnjëherë përgjegjësi e komunës së Prishtinës”, kishte thënë Ahmeti.

Kur Ahmeti, pati marrë në udhëheqje Komunën e Prishtinës, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin vendosur flamurin kombëtar në atë vend.

Kurse, qytetarët e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook,  kishin bërë thirrje që në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, flamuri i vendit të vendosej ‘te rrethi’.

Ndërkohë, ditën e djeshme po nëpërmjet Facebook, ishte bërë thirrje që të ndalohej largimi i flamurit kombëtar nga ky vend në hyrje të Prishtinës.


    Data: 13 Shkurt 2018 19:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera