Kthehu lart

Sa do të qëndrojnë këto temperatura? Parashikimi i motit

Sa do të qëndrojnë këto temperatura? Parashikimi i motit GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 15:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vijim.

Temperaturat minimale parashihet të jenë nga 13 deri në 16 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 26 deri në 32 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët . Temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera. Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë  të uljes në pjesën e dytë të javës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin IHMK.

    Data: 13 Gusht 2017 15:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera