Kthehu lart

Lajm i mirë për ata që udhëtojnë: Kontrollet brenda Schengenit pritet të hiqen

Lajm i mirë për ata që udhëtojnë: Kontrollet brenda Schengenit pritet të hiqen GazetaExpress

Komisioneri i BE-së për Migracion, Dimitris Avramopulos, konsideron se nuk duhet të vazhdohen masat e jashtëzakonshme të kontrollove brenda Zonës Schengen pasi kriza me emigrantë është zbutur.

Bashkimi Europian i kishte lejuar Austrisë, Danimarkës, Gjermanisë, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së që të vazhdojnë procedurën e kontrollimit të dokumenteve personale në pikat e tyre kufitare.

Avramopoulos ka thënë se këto verifikime kanë qenë të arsyeshme, por shkaqet për të cilat janë vendosur nuk ekzistojnë më.

“Besoj se ka ardhur koha që t’i kthehemi funksionimit normal të Schengenit”, u ka thënë gazetarëve komisioneri Avramopoulos.

Sipas tij, marrëveshja me Turqinë për emigrantët është duke funksionuar mirë, vala e emigrantëve në ishujt grekë ka rënë për 81% në muajin e kaluar, në krahasim me gushtin e vitit 2016.

“Ka dy vjet që po punojmë në kushte t; krizës, por tani është koha që të dalim nga ajo”, ka thënë zyrtari i Brukselit.

    Data: 14 Shtator 2017 11:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera