Kthehu lart

Lajm i mirë nga Termokosi

Lajm i mirë nga Termokosi GazetaExpress

Zyrtarë të NP “Termokos” njoftuan se kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës. Kështu i tha RTK-së Naser Canolli, kryeshef i NP “Termokos”.

Canolli tha se gjatë verës kanë bërë përgatitjes dhe janë në fazën e fundit të testimit që të dielën të startojnë me ngrohje.

Ai tha se ngrohja do të bëhet deri më 15 prill të vitit që vjen. Sipas tij, do të ngrohen lagjet të cilat kanë pasur sistem ngrohjeje edhe më herët, por edhe një pjesë e banorëve të Rrugës B.

Ai tha se janë në marrëveshje me Komisionin Evropian që të zgjerojnë rrjetin e ngrohjes edhe në disa ndërtesa në qendra që tash nuk janë të përfshira, në Ulpianë, e po ashtu në Rrugën B, disa ndërtesa dhe disa në lagjen "Kalabria".

    Temat:
    Data: 13 Tetor 2017 09:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera