Kthehu lart

Ky kryebashkiak italian nuk lejon ‘selfiet’ në qytetin e tij (Foto)

Ky kryebashkiak italian nuk lejon ‘selfiet’ në qytetin e tij (Foto) GazetaExpress

Kryetari i Amatrice, një qytet i vogël në Italinë qendrore i cili pothuajse u shkatërrua nga tërmeti i vitit të kaluar, u ka kërkuar turistëve që të respektojnë kujtimi e 300 banorëve që vdiqën në këtë katastrofë.

Sergio Pirozzi ka treguar për media incidentin që i ndodhi të hënën e kaluar, me disa turistë që po bënin selfie.

“Ndala makinën dhe i pyeta se çfarë po bënin. Më pyetën se kush isha dhe kur u thash se isha kryetari i Amatrice, u skuqën në fytyrë. U shpjegova se ajo shtëpi ku ata po bënin selfie ka ende kujtime të njerëzve të vdekur”, shpjegoi ai.

“Kjo nuk ndodh shpesh, por njerëzit duhet ta dinë se prapë këtyre rrënojave ka burra dhe gra të vdekur. Kjo është historia e vendit tonë, dhe është e dhimbshme. Selfiet nuk janë të mira”, tha ai.


    Data: 21 Prill 2017 19:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera