Kthehu lart

Ky është mjeku kosovar që u plagos sot nga dhëndri i tij

Ky është mjeku kosovar që u plagos sot nga dhëndri i tij GazetaExpress

Premtim Gojani, me profesion mjek, në mëngjesin e sotëm, u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij Faton Fetiu, rreth 60 vjeç, i cili është nga Gjakova. Mjeku në këto momente ndodhet në sallën e operimit në një spital privat në Kosovë. Express ju sjell fotot e mjekut të cilin dyshohet se dhëndri i tij e gjuajti me tre plumba, derisa po dilte nga dera e shtëpisë.

Motivet e ngjarjes ende nuk dihen. Ndërkohë policia tashmë e ka ndaluar dhe intervistuar të dyshuarin e kësaj ngjarjeje. 

Në anën tjetër i plagosuri, gjinekologu Premtim Gojani në këto momente ndodhet në sallën e operimit të Spitalit Amerikan. 

    Data: 13 Shkurt 2018 13:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera