Kthehu lart

Kush i tha Fatmir Sejdiut se Kosova do të jetë e pavarur

Kush i tha Fatmir Sejdiut se Kosova do të jetë e pavarur GazetaExpress

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka treguar se kush i ka thënë se Kosova do të jetë e pavarur.

Sejdiu ka zbuluar se në Nju-Jork, Marti Ahtisaari i kishte thënë se ka gjetur zgjidhjen për Kosovën.

“Kam ardhur tek formula”, i kishte thënë Ahtisaari, Sejdiut.

Sejdiu ka treguar në "Pressing" se edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet rreth statusit të Kosovës, ambasadori Frank Wisner, dhe përfaqësues evropianë, në takimet që kishin, i kanë thënë se Kosova do të pavarësohet.

“Kjo do të jetë një pavarësi e mbikëqyrur, për një periudhë të caktuar kohore”, ka treguar Sejdiu t’i kenë thënë diplomatët ndërkombëtarë.

“Ashtu siç ndodhi”, ka shtuar Sejdiu. /Express/

    Data: 16 Maj 2018 22:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera