Kthehu lart

Kush është në dijeni për vrasjen e Ahmet Krasniqit, sipas Anton Qunit

Kush është në dijeni për vrasjen e Ahmet Krasniqit, sipas Anton Qunit GazetaExpress

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni është i ftuar në emisionin “Pressing” me Leonard Kerqukin.

Ish-komantanti i UÇK’së Anton Quni ka folur për vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqi, ish-Ministër i Mbrojtjes.

Fajtorët ai i kërkon te rivalitetet politike.

‘Nuk duhet përjashtuar pistën e hetimeve në drejtim të rivaliteteve të brendshme”, tha Quni në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Thotë se autoritetet e sigurisë në Shqipëri, ku edhe ndodhi vrasja, duhet të përgjigjen rreth rastit.

“Kjo është pyetje që duhet me iu bo përgjegjësve të asaj kohe që kanë udhëheq institucionet e Republikës së Shqipërisë. Ministrit të Rendit edhe Ministrit të Mbrojtjes edhe Drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar”, tha Quni.

Ai tregon se disa ditë para atentatit ishin çarmatosur njerëzit e Ahmet Krasniqit.

“Janë ç’armatosë, është bastis objekti, është konfisku i tërë armatimi”, tregoi Quni.

Thekson se Shërbimi Informativ i Shqipërisë ka informata se si ndodhi vrasja.

‘Jam më se i sigurt se Agjencionet e Inteligjencës së Shqipërisë kanë informata se si kanë ndodh, do të thotë se si është zhvillu komplet ky skenar”, tha Quni.


    Data: 16 Prill 2018 21:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera