Kthehu lart

Shala i LDK-së: Për Demarkacionin votoj ashtu siç voton kryeministri Haradinaj

Shala i LDK-së: Për Demarkacionin votoj ashtu siç voton kryeministri Haradinaj GazetaExpress

Në seancën e sotme, nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, ka thënë se ai vetë, si deputet, do të votojë Marrëveshjen e Demarkacionit, ashtu siç e voton edhe kryeministri.

Kujtim Shala i ka thënë kryeministrit Ramush Haradinaj se ai është i pari i qeverisë dhe si i tillë, i pari duhet të sprovohet.

“Është totalisht e paqartë se si do të votojë kryeministri, si do të votojë subjekti i juaj. Unë ju garantoj se do të votoj ashtu siç votoni ju”, ka thënë deputeti Shala.

Ndërsa, pas kësaj ka marrë fjalën kryeministri, i cili ka thënë se nuk tërhiqet mbrapa, ashtu siç ka bërë ish-kryeministrit Isa Mustafa, të cilin e ka quajtur "të ngratë".

“Unë s'e kthej mbrapa, e kam sjellë para juve deputetëve”.

    Data: 07 Dhjetor 2017 12:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera