Kthehu lart

Kuajt “pa zot” vazhdojnë shëtitjen në Prishtinë (FOTO)

Kuajt “pa zot” vazhdojnë shëtitjen në Prishtinë (FOTO) GazetaExpress

Përsëri sot janë parë këta dy kuaj duke ecur rrugës kryesore në Bregun e Diellit.

Të njëjtit, janë parë edhe para disa ditësh në po të njëjtën pjesë.

Një lexues i Koha.net ka dërguar një fotografi teksa kuajt “pa zot” shihen duke ecur në rrugë kryesore, të cilët janë bërë pothuajse të përditshëm në këtë pjesë të kryeqytetit.

E derisa të gjendet pronari i tyre apo dikush të i marr nën përkujdesje, kuajt “pa zot” do të vazhdojnë të enden rrugëve të qytetit të Prishtinës.


    Data: 13 Gusht 2017 18:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera