Kthehu lart

Kryeministri thotë se gylenistët u arrestuan për shkak të lejeve të qëndrimit

Kryeministri thotë se gylenistët u arrestuan për shkak të lejeve të qëndrimit GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka zgjatur shumë rreth mënyrës së si u arrestuan sot pesë shtetas turq, të cilët pritet të deportohen në Turqi me urdhër të Erdoganit

Ai tha se arrestimi ka ndodhur vetëm për shkak të mënyrës së qëndrimit. “Mënyra e qëndrimit e padefinume, duhet të rregullohet mënyra”, tha ai.

Kryeministri insistoi se arsyeja e ndalimit është vetëm kjo dhe se nuk beson se ka të bëjë me aspektet e tjera.

Mirëpo, një gjë të tillë e mohoi gruaja e njërit nga të arrestuarit. Jasmina Karabina, gruaja e Jusuf Karabinës, shtetasit turk, që u arrestua sot nga Policia e Kosovës, në mesin e katër shtetasve tjerë, për t'u deportuar në Turqi, ka rrëfyer për T7 se si ndodhi gjithë ngjarja. 

Ajo ka thënë se arrestimi ka ndodhur gjatë ardhjes në punë dhe së ata nuk kanë asnjë problem me lejet e qëndrimit. /Express

    Data: 29 Mars 2018 12:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera