Kthehu lart

Kryeministri japonez premton diplomaci të fortë ndaj Penianit

Kryeministri japonez premton diplomaci të fortë ndaj Penianit GazetaExpress

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka premtuar të “përballet me vendosmëri” me Korenë e Veriut, pasi sondazhet paraprake tregojnë se ai ka arritur një fitore të pastër në zgjedhjet e së dielës.

Abe kërkoi zgjedhje të parakohshme për të konsoliduar mandatin e tij në krye të vendit e për të zgjidhur krizat me të cilat Japonia përballet, duke përfshirë këtu edhe kërcënimin nga Peniani.

Sipas raportimeve të mediave lokale, koalicioni qeverisës i zotit Abe arritur të mbajë shumicën në parlament, gjë që i hap rrugën kryeministrit për të amenduar kushtetutën e Japonisë së pas-luftës.

Më herët, Abe kërkoi formalizimin e forcës së armatosur të vendit, një lëvizje që kryeministri thotë se është e nevojshme për të forcuar mbrojtjen e Japonisë, por që kritikët e shohin si një hap drejt militarizimit.

Vetëm dy muaj më parë, popullariteti i Kryeministrit ishte në rënie, por pasi Koreja e Veriut lëshoi dy raketa mbi ishullin japonez Hokkaido, nivelet e mbështetjes për Abe u rritën, falë përgjigjes së tij të ashpër ndaj Penianit, transmeton oranews. Sipas analistëve, rizgjedhja e kryeministrit vjen gjithashtu falë situatës kaotike në të cilën ndodhen partitë opozitare në Japoni.

Kjo fitore e bën Abe kryeministrin më jetëgjatë të Japonisë së pas luftës, teksa rikujtojmë se ai u zgjodh për herë të parë në këtë post në vitin 2012.

    Data: 23 Tetor 2017 23:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera