Kthehu lart

Kryediplomati holandez jep dorëheqje, gënjeu për një takim me Putinin

Kryediplomati holandez jep dorëheqje, gënjeu për një takim me Putinin GazetaExpress

Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Halbe Zijlstra, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij.

Zijlstra ka pranuar para Dhomës së Ulët të Parlamentit se kishte gënjyer për pjesëmarrjen e tij gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Sot nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç dorëheqjes drejtuar autoritetit më të lartë mbretit”, pohoi ai, mjaft i prekur, duke i dhënë fund polemikës së krijuar, ndërkohë ishte parashikuar në agjendë që ai të nisej disa orë më vonë për një vizitë zyrtare në Rusi.

    Data: 13 Shkurt 2018 18:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera