Kthehu lart

Krerët e PAN Veseli, Haradinaj e Limaj vazhdojnë konsultimet për Qeverinë, ja kë e takuan sot (FOTO)

Krerët e PAN Veseli, Haradinaj e Limaj vazhdojnë konsultimet për Qeverinë, ja kë e takuan sot (FOTO) GazetaExpress

Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj po vazhdojnë konsultimet për krijimin e Qeverisë.

Në një nga restorantet në Prishtinë, Veseli Haradinaj e Limaj u panë në takim me djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugovën, shkruan Express.

Dimë se familja Rugova këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media, e kjo për shkak se deputetja e LDK'së, Teuta Rugova mund të ketë arritur marrëveshje me koalicionin PAN.

Të hënën, ndërkaq nga ora 10:00 do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, PAN ka theksuar se nuk do të marrë pjesë as në këtë seancë.


    Temat:
    Data: 12 Gusht 2017 13:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera