Kthehu lart

Krasniqi: VV po përpiqet ta imponojë mentalitetin autoritar në Kuvend nëpërmjet Mikullovcit

Krasniqi: VV po përpiqet ta imponojë mentalitetin autoritar në Kuvend nëpërmjet Mikullovcit GazetaExpress

Në orën 10:00 pritet që nesër të fillojë mbajtja e seancës së radhës në Kuvendin e Kosovës, për formimin e institucioneve të vendit. E të pranishëm në këtë seancë nuk do të jenë sërish PDK, AAK dhe Nisma për Kosovën.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se deputetët e PAN'it nuk do të marrin pjesë as në seancën e nesërme, duke e rikonfirmuar kështu qëndrimin e tyre të bërë pas mbajtjes së takimit konsultativ gjatë ditës së enjte të kësaj jave.

Madje, Krasniqi ka sqaruar edhe atë se kur është e mundur të marrin pjesë në seancë.

“Përderisa do të injorohen konsultimet për përcaktim të dakorduar të datës së seancës, ne nuk do të marrim pjesë në çfarëdo seance”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Gjithashtu, sipas këtij të fundit, është pikërisht kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës i cili po përdoret nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

“Neve na vjen keq që Adem Mikullovci po keqpërdoret nga partia e tij, në tentim për të imponuar mentalitetin autoritar edhe në institucionin më të lartë të vendit”, ka shtuar Krasniqi.

Mikullovci, përkundër kërkesës së PAN'it që të thirret një takim konsultativ të mërkurën e javës që vjen, ka deklaruar se është i vendosur që mos të kërkojë më takime të tilla konsultative, por vetëm që të caktojë seanca.

    Data: 13 Gusht 2017 19:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera