Kthehu lart

Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, thotë Hoxhaj

Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, thotë Hoxhaj GazetaExpress

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përjashtuar mundësinë që në tryezat që po mbahen të merret edhe vendim për zgjedhjet e parakohshme.

“Opozita mund të pretendon, por nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ne nuk mund të shkojmë në këto tryeza për zgjedhjet”, tha ai në RTK.

Hoxhaj tha se tryezat e organizuara nga partitë politike janë të domosdoshme. 

“Asnjë parti nuk mund t’i mbyllë. Janë tema të ndjeshme. Tema e dialogut, do të jetë proces i vështirë, temë tjetër është Asosacioni, tema e tretë është me rëndësi është transformimin i FKS-së në Forca të Armatosura, Agjenda Evropiane është temë tjetër, tema tjetër është ndryshimi Ligjit për zgjedhje. Për këto kemi pasur arritje, por duhet të reformojmë sistemin zgjedhor. Për këto tema ka nevojë të kemi ndryshime”, tha ai.

Hoxhaj, tha se dialogun me Serbinë duhet ta udhëheqë presidenti Thaçi. 

“Presidenti e ka pozitën kushtetuese, ai ka një përvojë ndërkombëtare. Dialogu varet edhe nga jashtë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbështetjen e Qeverisë për të udhëhequr bisedimet me Serbinë”, theksoi ai.

Hoxhaj tha se Kosova ka bërë shumë kompromise në Vjenë e Bruksel. 

“Ne nuk jemi i interesuar që të ia përmbushim Serbisë ambicien për Kosovën si një shtet i dështuar. Ne jemi të interesuar për të drejtat e serbëve të Kosovës”, pohoi ai. Për mundësinë e referendumin në Serbi e që do të bënte me Kosovë, sipas Hoxhaj ai nuk është i mirë, pasi që në Serbi referendumet nuk kanë qenë instrument i mirë.

Hoxhaj tha se Kosova do të jetë shtet anëtarë i OKB-së. 

“Duhet të kemi unitet sa i përket qëllimeve dhe fuqisë. Nëse të gjitha subjektet politike marrin pjesë në dialog në një realitet. Ne duhet të diskutojmë me të gjithë partitë. Kosova ka pasur vullnet të pathyeshëm politik, në vitet e 90, pas luftës dhe në kohën e Pavarësisë. Sot ka disa forca politike në Kuvend, vendimet duhet të jenë të unifikuara”, theksoi ai.

Sipas tij rrethanat që janë kanë të bëjnë më rendin ndërkombëtar. 

“Kemi një rrethanë tjetër, kemi një situatë më komplekse. Unë jam optimist se partnerët evropianë e amerikanë janë të vendosur dhe qartë se Serbia nuk mund të jetë në BE pa marrëveshje obligative”, tha ai.

Hoxhaj tha se Rusia e ka qasjen e njëjtë me Serbinë.

“Unë kam pas vizitë në Bruksel dhe kam takuar zyrtarët e lartë. Unë kam takuar edhe Tanja Fajon. Ajo që është me rëndësi se Kosova i ka plotësuar kriteret e fundit. Ka mbetur që gjatë muajit qershor Komisionin Evropian të bëj një raport, i cili do të përpilohet në bazë të vizitës që ekipi i bëri Kosovës. Në samitin që do të mbahet në qershor ose në korrik do të formësohet vendimmarrja për vizat. Kjo nuk do të thotë se në fund të qershorit dhe korrikut do të mund të caktohet data. Janë edhe disa procedura”, tha ai.

Hoxhaj bëri me dije se sipas Komisionit Evropian Kosova i ka plotësuar kushtet. “Qëndrimi i BE-së, formësohet çfarë thotë Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian. Në Këshill flet komisioneri Han dhe Avramopulos”, deklaroi ai.

Sipas të Hoxhaj në shtetet anëtare ka një frikë sa i përket Kosovës dhe mundësisë që të mund të ketë ikje drejt BE-së. “Ka pasur në lëvizje së fundi drejt Francës nga Shqipëria. Franca vlerëson se rasti i Shqipërisë mund të jetë një precedent për Kosovën. Unë i kam informuar në BE, se kemi pasur valë të ikjes vite më parë. Ne kemi me shumicën e shteteve marrëveshje për kthim. Kemi kthyer mbi 30 mijë njerëz. Unë nuk besoj se do të ketë valë të ikjes. Ne do të shpjegojmë qytetarëve se liberalizmi i vizave nuk është leje për të qëndruar atje. Kosova ka kapacitet për të menaxhuar kufijtë”, tha ai.

Hoxhaj, vlerësoi se tema e madhe e këtij koalicionin është Demarkacioni. “Mënyra se si është mbyllur kjo temë, tregon se kemi unitet të subjekteve politike’, tha ai. Sipas tij koalicionin është stabil.

Për zgjedhjet që po mbahen në PDK, Hoxhaj tha se ka interesim shumë të madh për t’u anëtarësuar në PDK nga të rinjtë. “Në muajin nëntor do të kemi Konventën përmbyllëse në PDK, ku do të zgjedhet edhe kryetari i PDK-së”, tha ai.

    Data: 23 Maj 2018 21:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera