Kthehu lart

Kosova, arsyeja e vetme pse Gjuriq e Rakiq shkuan në Moskë

Kosova, arsyeja e vetme pse Gjuriq e Rakiq shkuan në Moskë GazetaExpress

​Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot kanë shkuar në Moskë.

Ata kanë thënë se në Moskë do të takohen me një delegacion të lartë të partisë në pushtet, Rusia Unike, dhe mes tjerash do të bisedojnë edhe për zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Lista Serbe i është falënderuese mbështetjes që e merr nga Rusia e Bashkuar e Putinit”, ka thënë Rakiq para takimit të sotëm, thuhet në një njoftim të Listës Serbe.

Rakiq ka shtuar se kolegëve rusë do t’ua përcjellë falënderimet e serbëve të Kosovës për “gjithë çka ka bërë Rusia dhe partia e presidentit Vladimir Putin deri më tani në skenën ndërkombëtare për çështjen e Kosovës”.

    Data: 14 Shtator 2017 10:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera