Kthehu lart

Korea Veriore ndal testet bërthamore, bota e përshëndet

Korea Veriore ndal testet bërthamore, bota e përshëndet GazetaExpress

Njoftimi i Koresë së Veriut se do të hiqte dorë nga testet bërthamore e raketore u mirëprit nga ndërkombëtarët.

Udhëheqësi i shtetit komunist Kim Jong Un deklaroi se testet nuk ishin më të nevojshme, pasi Peniani e kishte treguar se zotëronte armë bërthamore.

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi këtë si një lajm të mirë për botën.
Në mesazhin e tij në rrjetin social Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se po priste me padurim të përballej kokë më kokë me Kim Jong Un në muajin qershor.

Zyra e Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae In, i cili pritet te takohet me liderin e shtetit fqinj javën e ardhshme, tha se bëhej fjalë për një progres shumë të rëndësishëm.
Për Përfaqësuesen e Lartë të Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini ky ishte një hap i shumëpritur, por që duhej të çonte drejt denuklearzimit të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm.

    Data: 21 Prill 2018 23:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera