Kthehu lart

Konjufca shfrytëzon foltoren e Kuvendit për të kërkuar lirimin e aktivistëve të VV-së

Konjufca shfrytëzon foltoren e Kuvendit për të kërkuar lirimin e aktivistëve të VV-së GazetaExpress

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar lirimin e aktivistëve të LVV-së të cilëve javë më parë gjykata u ka shqiptuar dënimin për sulmin me zollë ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Konjufca është shprehur se ata po gjykohen nga pushteti. Thotë se këta të fundit herë po sillen si prokurorë e herë po sillen si gjyqtarë.

“Në këtë proces pushteti herë po e vesh mantelin e prokurorit, e herë po e merr në dorë çekanin e gjyqtarit. Ne po e kërkojmë lirimin nga burgu të aktivistëve të dënuar të lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Këto deklarata Konjufca i ka bërë derisa në Kuvend po diskutohet Shqyrtimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021. Me të nisur seanca edhe sot ka filluar debati rreth mosvotimit të buxhetit për vitin 2018.

    Data: 07 Dhjetor 2017 11:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera