Kthehu lart

Konjufca nuk mendon si Kurti për Baton Haxhiun

Konjufca nuk mendon si Kurti për Baton Haxhiun GazetaExpress

​ Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka folur për gjuhën dhe akuzat e bëra nga lideri i partisë, Albin Kurti, ndaj gazetarit dhe drejtorit të televizionit “Klan Kosova” Baton Haxhiun, të cilin e ka cilësuar si njeri të Stanishiqit, ish-drejtuesin e inteligjencës serbe.

Kurti, kishte akuzuar rëndë gazetarin Baton Haxhiu duke thënë se ka lidhje me “Mendësinë e Stanishqit”.

“Është një drejtor i një televizioni i cili i thirr disa udhëheqës të Vetëvendosjes në kontekstin përmbajtjesor dhe ja u krehin bishtin. I merr më të mirë,  më pastaj mëton që t’i influencoj. Bëhet fjalë për një person që  ka histori me Stanishiqin”, kishte thënë Kurti.

“Bëhet fjalë për një person që është pikëpresje e shumë gjerave në Kosovë.  Është person që është pikë presje e politikës dhe biznesit në vend”, kishte shtuar ai.

Por Konjufca në Rubikon të KTV-së tha se nuk “mendon se Haxhiu” është një njeri i lidhur me Stanishiqit, porse ka një histori të lidhur me të në atë kohë. Kësisoj Konjufca e cilësoi deklaratën e Kurtin si një lidhje të tij në atë kohë. 

Konjufca e cilësoi deklaratën e Kurtin si një lidhje e asaj çfarë ka ndodhur së fundmi me praninë e zyrtarëve të VV-së në emisionet e Haxhiut.

Akuza e Kurtit ndaj Haxhiut kishte ngjallur reagime nga gazetari i cili shkroi disa shkrime për raportet e tij me Kurtin.

    Data: 14 Shkurt 2018 20:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera