Kthehu lart

Konjufca thumbon ish-kolegët: Vetëvendosja është sport i rëndë për disa

Konjufca thumbon ish-kolegët: Vetëvendosja është sport i rëndë për disa GazetaExpress

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka shpjeguar se si e ka parë ai përçarjen e Vetëvendosjes, të cilën e ka quajtur “aksident e jo ndarje”.

“Kur ndodh një diskutim dhe mospajtim në çfarëdo kontesti; nga familja e te shteti, atëherë logjika e popullit zakonisht është kush e ka mirë edhe kush e ka gabim, kush është racional dhe kush është krejtësisht irracional? Kush është përgjegjës dhe kush nuk është?”, ka pohuar Konjufca, në Klan Kosova.

“Nëse e analizon VV-në me të tillë regjistra, atëherë mendoj se populli është përcaktuar dhe ky aksident që i ka ndodhur Vetëvendosjes është i rikuperueshëm, është i kthyeshëm si dëm. Ndarja nuk ishte ideologjike, kemi bërë shumë përpjekje për pajtim, dhe si njëri nga negociatorët për pajim, tashmë jam i bindur se ka qenë një mosdurim irracional nga ana e tyre për një figurë të Vetëvendosje që është Albin Kurti”, tha ai.

“S’e kuptoj as sot përse ai konflikt aq i madh me Albin Kurtin. Kam pasur mospajtime me Kurtin edhe vet, por jo që ta shkatërrojmë Vetëvendosjen. Po të isha i tillë do të dyshoja në vetveten. Unë e kam mbrojtur Vetëvendosjen, jo Albinin. Për qytetarët e Kosovës nuk qenka i rrezikshëm e për Dardanin qenka i rrezikshëm a”.

“Por, Vetëvendosja është sport i rëndë për disa. Ata mendojnë se është rrugë e gjatë me sakrifica dhe kanë dashur një ‘shortcut’”, tha Konjufca.

    Data: 21 Maj 2018 22:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera