Kthehu lart

Konfiskohet gjysmë kg marihuanë në Prizren

Konfiskohet gjysmë kg marihuanë në Prizren GazetaExpress

Në rr. Ukë Bytyqi në Prizren dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar nga njësiti i antidrogës pasi që në lokalin “Bastore” gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e llojit marihuanë me peshë 572.55 gr.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë konfiskuar edhe një peshore digjitale dhe dy telefona celularë.

“Me urdhër të prokurorit te dyshuarit   janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në Prishtinë, në rr. Xhemajl Mustafa është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, te i cili është gjetur dhe konfiskuar një sasi  narkotike e llojit heroinë, peshë 242 gram. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në rr. Ilaz Kodra në Prishtinë, gjatë zbatimit të planit operativ, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi  tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, Ekol 9 mm, me një fishekë dhe një qese marihuanë 4.0 gr.
“Me urdhër te prokurorit i dyshuari pas intervistës lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Temat:
    Data: 21 Tetor 2017 13:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera