Kthehu lart

Izraelitët vijnë në Kosovë, investojnë në një projekt të energjisë së erës

Izraelitët vijnë në Kosovë, investojnë në një projekt të energjisë së erës GazetaExpress

​​Kompania e Energjisë së Ripërtërishme e Izraelit ka njoftuar se ka blerë të drejtat për një projekt të energjisë së erës prej 105 megavatesh në Kosovë. Ky do të jetë projekti i tretë i kësaj kompanie në Ballkan.

Ferma me 27 turbina të erës, e cila është në fazat e avancuara të zhvillimit, pritet të sjellë të hyra vjetore prej 25 milionë euro për 12 vitet e para dhe 15 milionë euro çdo vit më pas, ka thënë kompania

“Enlight”, që është pjesë e korporatës izraelite Eurocom, ka treguar se investimet e saj do të jenë mes 140 e 180 milionë eurosh dhe është në bisedime që t’i sigurojë 60 deri në 80 për qind të financnave.

Kjo kompani ka deklaruar se pasi të marrë aprovimet e nevojshme, pritet të fillojë ndërtimin vitin e ardhshëm ndërsa këtë farmë do ta funksionalizojë deri në vitin 2020. /Express/

    Data: 14 Mars 2018 15:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera