Kthehu lart

Koci: Individë përreth Kryeministrit s'po kanë guxim ta pranojnë se kanë gabuar për Demarkacionin

Koci: Individë përreth Kryeministrit s'po kanë guxim ta pranojnë se kanë gabuar për Demarkacionin GazetaExpress

Avokati Arianit Koci thotë se e vetmja çështje ku ka pasur mospajtime me kryeministrin Ramush Haradinaj ishte pikërisht Demarkacioni. Thotë se qëndrimin e tij ia kishte thënë muaj më parë e të cilin nuk e kishte pritur aq mirë ai.

Koci thotë se edhe tash qëndrimet e tij tashmë po gjejnë mbështetje nga të gjithë ata që e kishin kundërshtuar më herët e që tash nuk po kanë guxim të ia thonë liderit të tyre.

Postimi i plotë i Kocit:

“E para dhe e vetmja herë që nuk jam pajtuar për një çështje me Ramushin, ka qenë demarkacioni.

Me vite të tëra, jemi kuptuar edhe pa folur. Mendimet dhe pikpamjet i kemi pasur në unison.

Ka pasur momente kur e kemi plotësuar njëri - tjetrin, me ide dhe qëndrime. Kam qenë i relaksuar në raport me Ramushin, e njejtë edhe ai me mua, për shkak se që në fillim të shoqërimit tonë e ka parë që nuk kam ambicie politike. Shpesh edhe ia kam thënë.

Në komunikim me miqtë, me ata që vërtetë i konsideroj miq, nuk taktizoj e as nuk tentoj që idenë time ta përçoj me rrotlla. E them troç.

Kam besuar që miku i vërtetë ta thotë atë që e mendon, e jo atë që ty të pëlqen!Liderët, zakonisht bëjnë gabim kur dëgjojnë vetëm atë çka kanë dëshirë të dëgjojnë. E këtë ia thonë polltronët - kryesisht!

Reagimi i Ramushit, nëntë muaj më parë, kur i kam thënë mendimin tim për demarkacionin, me ka habitur si asnjëherë më parë.

Më kanë habitur disa individ prej rrethit të tij, që nuk janë ndalur duke folur kundër meje.�Tash po kuptoj që të gjithë gradualisht po e ndrrojnë qëndrimin - po nuk po kanë guxim t’ia thënë liderit të tyre!

Sidoqoftë, mendimin nuk e kam krijuar pa menduar dhe analizuar mirë situatën.

Natyrisht, vazhdoj ta kem mik Ramushin, edhe pse agjenda e tij e ngjeshur, tash thuajse i ka ndërprerë takimet tona.Për më tepër, vazhdoj ta respektoj - si mik e si njeri të drejtë e të fjalës, e si një prej politikanëve më energjik e më të ndershëm që kemi! Sidoqoftē, me kalimin e kohës, çdo ditë e më shumë, po bindem se e kam pasur mirë.Ashtu sç e ka mirë: SHBA, NATO, BE, OKB dhe KE.

    Data: 14 Nentor 2017 18:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera