Kthehu lart

Kjo është vajza që ka postin më të paguar në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Kjo është vajza që ka postin më të paguar në Shtëpinë e Bardhë (Foto) GazetaExpress

Bashkëpunëtorja e ngushtë e presidentit amerikan, Donald Trump, Hope Hicks është e emëruar drejtoreshë për komunikim në Shtëpinë e Bardhë, post ky që konsiderohet si më i rëndësishmi në Uashington.

Hope Hicks është një nga personat që ka punuar më gjatë me Presidentin Trump që nga koha e fushatës. Ajo ishte caktuar në postin e drejtores së komunikimeve përkohësisht, kur zëvendësoi Anthony Scaramuccin, që u shkarkua në korrik pas më pak se dy javësh në detyrë.

Hicks ishte sekretare shtypi gjatë fushatës dhe më pas këshilltare në Shtëpinë e Bardhë. Më parë ajo kishte punuar për Organizatën Trump, përfshirë kompaninë e vajzës së tij, Ivanka Trump.

28-vjeçarja ka punësuar një avokat të Departamentit të Drejtësisë për ta përfaqësuar në hetimin për lidhjet e mundshme me Rusinë nga ana e zyrtarëve të fushatës së Presidentit Trump dhe Rusisë.

    Data: 14 Shtator 2017 13:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera