Kthehu lart

Kjo është shtëpia ku Faton Fetiu e plagosi gjinekologun Premtim Gojani

Kjo është shtëpia ku Faton Fetiu e plagosi gjinekologun Premtim Gojani GazetaExpress

Gjinekologu 54 vjeç, Premtim Gojani, u plagos me tre plumba nga dhëndri i tij 64 vjeçar, Faton Fetiu. Për këtë ngjarje të rëndë deri më tani s’ka pranuar të flasë askush. Motivet janë ende të panjohura

Ekipi i Gazetës Express gjatë ditës së sotme ka qenë te shtëpia e Gojanit, por përveç shërbëtores aty nuk ishte asnjë anëtar i familjes. E njëjta refuzoi të fliste lidhur me rastin që i ndodhi pronarit të saj para shtëpisë në lagjen Marigona të Graçanicës.

“Nuk është askush këtu dhe s’kam drejt me folë”, tha shërbëtorja shkurt para se ta mbyllte derën.

Njëri prej fqinjëve ndërkombëtarë të gjinekologut nuk kishte dijeni për këtë rast, ndërsa fqinjët e tjerë nuk pranuan të flasin.

Zyrtarë nga Spitali Amerikan kanë njoftuar për Express se Gojani ka përfunduar një operacion dhe po pritet të hyjë në një tjetër, për shkak të komplikimeve shëndetësore që i janë shfaqur. Raportohet se ai kishte marrë plagë të rënda.

Ngjarja ndodhi në orën 08:00 në mëngjes, dorasi ishte vetëdorëzuar te sigurimi i lagjes dhe më pas në polici.

Policia ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është kryer plagosja, një granatë dore, një elektroshok, pesë gëzhoja dhe dy fishekë. /Express

    Data: 13 Shkurt 2018 15:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera