Kthehu lart

KFOR-i me ushtrinë e Serbisë shqyrtojnë situatën e sigurisë në Kosovë

KFOR-i me ushtrinë e Serbisë shqyrtojnë situatën e sigurisë në Kosovë GazetaExpress

Shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë gjeneral Lubisha Dikoviq në Nish ka biseduar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Salvatore Cuoci për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përgjatë kufirit Kosovë - Serbi, përcjell FoNet kumtesën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes

Me këtë rast Dikoviq ka theksuar se prania e forcave ndërkombëtare në Kosovë është faktori i rëndësishëm për sigurinë e përgjithshme dhe stabilitetin, në, siç e ka quajtur ai, krahinën tonë jugore.

Ai ka përfunduar se ushtria e Serbisë i jep rëndësi të veçantë bashkëpunimit me KFOR-in.

    Data: 17 Prill 2018 12:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera