Kthehu lart

Këta janë deputetët që do t'i zënë vendet e atyre që u bënë ministra

Këta janë deputetët që do t'i zënë vendet e atyre që u bënë ministra GazetaExpress

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë renditjen e deputetëve që do t’i zëvendësojnë ata që morën poste ekzekutive.

Sipas KQZ-së, deputeti Nait Hasani do ta zëvendësojë Ramush Haradinajn, i cili u zgjodh kryeministër i Kosovës, Enver Hoti do ta zëvendësojë Enver Hoxhajn, i cili u zgjodh zëvendëskryeministër dhe Bekë Berisha do ta zëvendësojë Pal Lekajn, i zgjedhur ministër i Infrastrukturës, shkruan Gazeta Express.

Fatmir Limaj pasi mori postin e zëvendëskryeministrit dhe deputeti Fadil Beka do ta zëvendësojë atë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, do ta zëvendësojë Imet Rrahmani.

Ministrin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, do ta zëvendësojë Gani Dreshaj, ndërsa Rasim Demirin, që u zgjodh ministër i Zhvillimit Rural, do ta zëvendësojë Brahim Shabani.

    Temat:
    Data: 13 Shtator 2017 14:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera