Kthehu lart

Kadaj-Bujupi tash do që të protestohet kundër "kryeministrit të ëndrrave"

Kadaj-Bujupi tash do që të protestohet kundër "kryeministrit të ëndrrave" © Gazeta ExpressFoto: Rudina Hoti GazetaExpress

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ka paralajmëruar protesta ndaj qeverisë.

Ajo ka lutur qytetarët që kanë vendosur të ikin nga vendi që të qëndrojnë në Kosovë dhe që së shpejti të bashkohen në shesh në protesta.

“Kërkoj nga ata që po ikin të mos e bëjnë një gjë të tillë, por të na bashkohen së shpejti në shesh, aty ku do të mblidhemi për të protestuar”, ka thënë ajo për KTV.

Kadaj-Bujupi ka ritheksuar se qytetarët nuk janë të kënaqur me udhëheqjen dhe këtë, sipas saj, e dëshmoi rezultati i zgjedhjeve qendrore në të cilën si parti Vetëvendosje doli e para.

Tash deputetja e VV'së, derisa ishte në AAK shpenzonte shumë energji duke përsëritur se Ramush Haradinaj duhet të jetë kryeministër i vendit. Madje, aq entuziaste ishte në raport me Kryeministrin e ri të vendit, sa që në një rast edhe ishte parë duke derdhur lot, kur Haradinaj ishte liruar nga Haga. 

    Data: 13 Shtator 2017 18:10
    Autori: GazetaExpress
    • 340 mijë të vdekur nga lufta në Siri

      340 mijë të vdekur nga lufta në Siri 0

    Të tjera