Kthehu lart

Juncker paralajmëron luftëra në Ballkan: Rrezikojmë ta shohim atë që pamë në të ’90-at

Juncker paralajmëron luftëra në Ballkan: Rrezikojmë ta shohim atë që pamë në të ’90-at GazetaExpress

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar sot se nëse vendet e Ballkanit humbin shpresat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, luftërat mund të shpërthejnë në këtë rajon

“Nuk do të dëshiroja të shoh sërish luftëra në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Juncker në Parlamentin Evropian.

“Nëse shtetet e këtij rajoni kompleks, unë e quaj tragjik, humbin rrugën e perspektivës evropiane, do të kemi sërish përvoja të njëjta me të ’90-ve”, ka thënë tutje Juncker.

Juncker ka folur edhe më herët për mundësinë e luftërave në Ballkan.

Ndërkohë, në muajin maj në Bullgari do të mbahet samiti i përbashkët i BE-së me vendet e Ballkanit, edhe pse deri më tani asnjë shtet i Ballkanit nuk është afër anëtarësimit në BE.

    Data: 17 Prill 2018 13:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera