Kthehu lart

ISIS përjeton humbje të mëdha, iu vriten disa komandantë

ISIS përjeton humbje të mëdha, iu vriten disa komandantë  GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 10:46

Disa komandantë të Shtetit Islamik (ISIS) janë vrarë në sulmet ajrore amerikane në Afganistan, njoftojnë zyrtarët.

Një sulm të enjten që lamë pas vrau Abdul Rahman, i identifikuar nga ushtria amerikane si emir i provincës Kunar për Shtetin Islamik të Irakut dhe grupit Khorasan të Sirisë, sipas komandës amerikane në Kabul, transmeton Express.

“Vdekja a Abdul Rahman është edhe një goditje tjetër e rëndë për udhëheqësinë e lartë të ISIS-K,” ka thënë gjenerali John Nicholson, komandant i lartë amerikan në Afganistan.

Tre anëtarë tjerë të lartë të ISIS-K po ashtu u vranë në këtë sulm në lindje të provincës Kunar.

Nicholson është zotuar për ta mposhtur Shtetin Islamik në Afganistan brenda këtij viti./Express/  

    Data: 13 Gusht 2017 10:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera