Kthehu lart

ISIS kërcënon Papën para festës së Krishtlindjeve

ISIS kërcënon Papën para festës së Krishtlindjeve GazetaExpress E mërkurë, 15 Nentor 2017 07:42

I ashtuquajturi “Shteti Islamik” ka bërë një kërcënim të frikshëm kundër Vatikanit vetëm disa javë para se dhjetëra mijëra besimtarë të mblidhen për festën e Krishtlindjeve.

Një kanal pro-ISIS që merret kryesisht me propagandën e grupit terrorist, ka postuar një poster në të cilin përshkruhej një sulm me makinë.

Në mesazhin e posterit thuhej “Gjaku i Krishtlindjeve” dhe përshkruhej një xhihadist i maskuar duke ecur BMW në bazilikën e Shën Pjetrit, ku Papa Françesku pritet të mbajë një meshë.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh vdekjeprurëse në Evropë gjatë këtij viti.

    Data: 15 Nentor 2017 07:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera