Kthehu lart

Ish-inspektorja: Lejet e lëshuara nga Urbanizmi penguan rrënimin e objekteve të ndërtuara jashtëligjshëm

Ish-inspektorja: Lejet e lëshuara nga Urbanizmi penguan rrënimin e objekteve të ndërtuara jashtëligjshëm GazetaExpress E mërkurë, 15 Nentor 2017 07:05

Gjatë periudhës 2010-2014, në kohën sa ka qenë duke e ushtruar detyrën e inspektores së ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Blerina Syla ka thënë se ka nxjerrë disa vendime për rrënimin e objekteve në kryeqytet, të cilat kishin nisur të ndërtoheshin pa leje. 

Mirëpo, sipas saj, vendimet për rrënime nuk ishin ekzekutuar, pasi ndërtuesit ishin pajisur me leje nga Drejtoria e Urbanizmit brenda Komunës.

Këto deklarata Syla i ka bërë të martën para Gjykatës Themelore të Prishtinës derisa është marrë në pyetje në cilësinë e të akuzuarës. Ajo dhe nëntë inspektorë të tjerë po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Blerina Syla së bashku me ish-kryeshefin e Inspektoratit në Komunë të Prishtinës, Ismet Haliti, dhe inspektorët e tjerë: Skënder Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala dhe Granit Cenaj akuzohen për mosparandalimin e mosndërprerjen e ndërtimeve pa leje, si dhe për mosekzekutimin e vendimeve për rrënimin e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë të kundërligjshme në Komunën e Prishtinës..

    Data: 15 Nentor 2017 07:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera