Kthehu lart

Isa Mustafa për herë të parë në një aktivitet publik pas disa muajsh

Isa Mustafa për herë të parë në një aktivitet publik pas disa muajsh GazetaExpress

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të marrë pjesë në një aktivitet publik pas disa muajsh qëndrimi në Gjermani ku u trajtua për shkak të disa problemeve shëndetësore

Mustafa do të marrë pjesë në Konferencën e nivelit të lartë 'Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian' që do të mbahet më 25 prill, 2018 në Prishtinë.

Mustafa do të jetë panelist në këtë konferencë ku do të flasë për “Projektimi i dekadës së ardhshëm të Kosovës: Arritjet”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe Presidenti i Kosovës, kryeministri, kryeparlamanetari dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Mustafa është kthyer para 10 ditësh në Kosovë pasi ka qëndruar për 3 muaj në një klinikë gjermane.

Nuk dihet nëse në ndërkohë kreu i LDK-së do të shfaqet në ndonjë aktivitet partiak, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar.

    Data: 17 Prill 2018 12:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera