Kthehu lart

Irani nis lojërat e luftës pranë kufirit me Irakun

Irani nis lojërat e luftës pranë kufirit me Irakun GazetaExpress

Forcat iraniane i kanë filluar lojërat e luftës në një zonë afër kufirit me rajonin kurdistan të Irakut, raportojnë mediat shtetërore të Iranit. Këto stërvitje ushtarake vijnë vetëm një ditë para referendumit për pavarësi që do ta mbajnë kurdët në këtë rajon.

Transmetuesi shtetëror IRIB raporton se stërvitjet, që janë pjesë e ngjarjeve vjetore që mbahen në Iran për të shënuar fillimin e luftës së viteve 1980-1988 me Irakun, janë duke u mbajtur në rajonin kufitar Oshnavieh, transmeton Express.

Lojërat e luftës do të përfshijnë artileri dhe njësi ajrore dhe të blinduara, raporton IRIB.

Përleshjet me grupet militante kurde të Iranit me bazë në Irak janë të zakonshme në këtë zonë kufitare.

Irani i është bashkuar Turqisë dhe qeverisë së Irakut për ta kundërshtuar referendumin e kurdëve për pavarësi.

/Express/ 

    Data: 24 Shtator 2017 12:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera