Kthehu lart

I preu dorën, për t’i vjedhur unazën

I preu dorën, për t’i vjedhur unazën GazetaExpress

Një burrë ka i prerë dorën një gruaje të cilën e ka lidhur në karrocën e saj me rrota, për të vjedhur një unazë nga gishti i saj. Sulmi ka ndodhur më 14 shkurt të këtij viti.

Gjykata e Lartë në Glasgou të Skocisë, të martën e ka akuzuar Stephen Brisbane për sulmin ndaj 62-vjeçares, që e ka shkaktuar atë të bjerë nga karroca e saj, pastaj i kishte prerë dorën e djathtë me thikë. Është pohuar gjithashtu se ai e mori dorën dhe i vodhi një unazë.

Brisbane, i cili thuhet se nuk bëri thirrje për ndihmë mjekësore, gjithashtu u arratis nga shtëpia me një telefon celular. Dokumentet e gjykatës deklarojnë se ai sulmoi zonjën McGowan duke shkaktuar lëndime të rënda, përçarje të përhershme dhe dëmtime, poashtu rrezik për jetën e saj.

Brisbane gjithashtu përballet me një akuzë më të hershme, ai e kishte kërcënuar  motrën e tij dhe i kishte vjedhur një telefon.

Gjatë seancës së shkurtër nuk u pranua asnjë faj, dhe gjykatësi  Mulholland e vazhdoi çështjen deri në muajin e ardhshëm.

Përktheu: Liridona Çeta

    Data: 12 Qershor 2018 18:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera