Kthehu lart

Hyseni: Raporti i Bulliqit, amatoresk

Hyseni: Raporti i Bulliqit, amatoresk GazetaExpress

Ish Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, duke komentuar raportin e komisionit të ri për demarkacionin të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, ka theksuar që ky komision ka dështuar të argumentoj humbjen e territorit.

Ai madje e ka thënë që kjo është një fyerje për qytetarët e Kosovës, që sipas tij, kanë ngelur peng të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, pa liberalizim të vizave.

“Një konstatim i tillë pa asnjë rekomandim, përveç që është amatoresk është edhe budallallëk që fyen secilin qytetarë të Kosovës, që qëndron i izoluar tash e sa vite për shkak të një kauze të ndërtuar tërësisht artificialisht”

“Po të dilte edhe me një argument, qofte më të voglin, se Kosova ka humbë territor, do të isha i pari që do të dilja të kërkoja falje” ka thënë Skender Hyseni në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.

Hyseni vlerësoi që themelimi komisionit të ri dhe raporti i prezantuar nga ky komision, është “një lojë e pakuptueshme dhe e papranueshme që bëri Haradinaj me qytetarët”,

    Data: 05 Dhjetor 2017 22:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera