Kthehu lart

HRW: OKB refuzon të pranojë “abuzimet” me pakicat në Kosovë

HRW: OKB refuzon të pranojë “abuzimet” me pakicat në Kosovë GazetaExpress

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, tha se Kombet e Bashkuara, "duke refuzuar të pranojnë abuzimet e tyre, minojnë seriozisht aftësitë e veta për t’iu bërë presion qeverive për shkelje të të drejtave të njeriut".

Reagimi vjen pas raportimit të gazetës Times se shefi i ri i OKB-së, Antonio Guterres, ka thirrur një takim të nivelit të lartë, në të cilin Zyra e Çështjeve Ligjore e OKB-së ka rekomanduar të mos pranojë përgjegjësinë apo të mos paguajë kompensim për qindra familje të pakicave etnike në Kosovë, të cilat kanë qenë të ekspozuara ndaj plumbit toksik, pasi janë detyruar të jetojnë në kampe të misionit të OKB-së - UNMIK, pas luftës së viteve 1998-1999.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, i ka thënë Times-it se diskutimet po vazhdojnë dhe se Guterres do të marrë vendimin përfundimtar “shumë shpejt”.

Në prill të vitit të kaluar, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje me trajtimin e personave të zhvendosur të komunitetit rom në dy kampet në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se i ka marrë parasysh rekomandimet e Panelit për të Drejtat e Njeriut për dështimin e UNMIK-ut në trajtimin e personave të zhvendosur bashkë me kërkesën për kompensim ndaj këtyre banorëve.

Tanin, më pas, ka vendosur që kërkesën për kompensim t’ua procedojë organeve kompetente të Kombeve të Bashkuara.

    Data: 20 Prill 2017 09:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera