Kthehu lart

Haziri: Formati i dialogut, sa më shumë konsensual

Haziri: Formati i dialogut, sa më shumë konsensual GazetaExpress

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ekziston nevoja për “qartësimin e formatit të dialogut” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se qartësimi “na krijon mundësinë që të veprojmë”.

Për LDK'në, formati i dialogut duhet të jetë sa më shumë konsensual, ka deklaruar Haziri.

Haziri ka thënë se po sheh një rol pasiv të partive në qeverisje për temat nacionale.

Duke folur për tryezat e partive politike, ai ka thënë se ato “duhet t’i listojnë proceset që janë në interes të Republikës, ku hyn edhe dialogu”.

Tryezat, ka thënë Haziri, po ashtu duhet të prodhojnë një marrëveshje mes partive për datën e zgjedhjeve të ardhshme. /Express/


    Data: 24 Maj 2018 21:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera