Kthehu lart

Haziri në Sofje, kërkon integrim më të shpejtë të Kosovës në BE

Haziri në Sofje, kërkon integrim më të shpejtë të Kosovës në BE GazetaExpress

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe anëtari i kryesisë së LDK'së, Arban Abrashi, po qëndrojnë në Sofje të Bullgarisë, për Samitin e Partive Popullore Evropiane, ku po zhvillohen takime pune në prag të Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perendimor.

Gjatë punimeve të Samitit të PPE'së, Haziri ndër të tjerash kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, qartësimin e procesit të integrimit evropian, si dhe investime më të mëdha infrastrukturore nga BE-ja, bën të ditur një njoftim nga LDK.

Partitë Popullore Evropiane gjithashtu miratuan një deklaratë, ku ftohen vendet e Ballkanit Perendimor, të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ku sovraniteti dhe integriteti i shteteve duhet respektuar, thekson njoftimi.


    Data: 16 Maj 2018 23:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera