Kthehu lart

Haziri: Kosova është për herë të parë në situatë 'win-win'

Haziri: Kosova është për herë të parë në situatë 'win-win' GazetaExpress

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që pritet të fillojë këtë vit.

Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se Kosova është për herë të parë në situatë “win-win”.

Sipas Hazirit, dialogu po ngutet, për shkak të Serbisë. Ai ka thënë se serbëve po iu ngutet, për shkak të afatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Haziri ka thënë në T7 se parimet e dakorduara në Uashington ndërmjet vendeve perëndimore për dialogun Kosovë-Serbi, e kanë rrëzuar strategjinë e vjetër serbe. 

Nëse Kosova argumenton dhe fakton mirë, do të dalë fituese nga dialogu, ka vlerësuar Haziri. /Express/


    Data: 24 Maj 2018 21:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera